Mjeku toksikolog: Varësia ndaj lojërave të fatit, rrezik për përdorimin e alkoolit apo substancave të tjera
Mjeku toksikolog, Alban Haxhi, i ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musaj foli për varësinë ndaj lojrave të fatit.
Haxhi: Varësia ndaj lojërave është njësoj si drogat e tjera ato lidhen zinxhir me njëra-tjerën dhe kombinohen me njëra- tjetrën. Kombinimi i varësive është jetik për përdoruesit e alkoolit apo lojërat e fatit. Lidhen me njëra-tjetrën sepse pacienti që ka varësi i jep kënaqsi. Statistikisht nëse dikush ka varësi ndaj alkoolit mund të jesh i ekspozuar dhe të kesh varësi ndaj substancave të tjera.Të gjitha varësitë trashëgojnë njëra-tjetrën.