Mjeku Allkja: Kam pranuar bakshishe si dhuratë dhe ndonjë shishe verë, por kurrë ryshfet

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeku Ilir Allkja u shpreh se edhe ai ka pranuar bakshishe lidhur me shërbimet që ka bërë, por jo ryshfete ama.

Ai tha se e urren ryshfetin si fenomen, ndërsa theksoi se edhe kryeministrat e shumë vendeve i pranojnë dhurata, por jo ryshfetin. 

Allkja: Duhet të ndajmë bakshishin nga ryshfeti. Bakshishi është një dhuratë. Unë kam një kushëri që sa herë vinte nga jashtë më jepte diçka që kujdesesha për prindërit e tij, edhe pse ndjehesha keq, sepse më dukej si një shërbim i blerë. Këtë e kam bërë sepse kontrolloja familjarët e tij.

Janë njerëz ndoshta që nuk i kanë larë mirë veshët kur e kam shprehur këtë. Ryshfeti është kushtëzim i shërbimit kundrejt parave. Kjo për mua është e shëmtuar. Për dhuratat kemi dëgjuar që edhe kryeministrat i pranojnë. Unë kam pranuar edhe ndonjë shishe verë.

EMISIONET