Miratohet në Kuvend kërkesa për thirrjen në seancë dëgjimore të ERE-s

Amullia e krijuar me çmimin e energjisë elektrike është bërë shkak e debateve në parlament. Edhe pse ERE ka vendosur që për çdo lëvizje të sahatit mbi 800 kilovat çmimi katër fishohet, kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky vendim nuk do të zbatohet. Për këtë shkak opozita me 15 firma kërkoi debat në parlament

Edhe mazhoranca ka shprehur dakordësinë por duke kërkuar një tjetër datë.

Nismëtarët e debatit do të kërkojnë në konferencën e kryetarëve dhe prezencën e kryetarit të ERE duke theksuar se ky institucion nuk mund të vihet në lëvizje apo të kundërshtohet vetëm përmes telefonatave të qeverisë.

"Votimi u bë për të thirrur konferencen e kryetareve që të caktojë një datë për debatin. Do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që do të përcaktojë kohën e debatit në përputhje me nenin 48 pika 3 e rregullores," tha kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla.

EMISIONET