Miratohen 303 vendime legalizimi në pesë bashki të vendit, ja listat

Miratohen 303 vendime legalizimi në pesë bashki të vendit, ja

Kadastra vijon procesin e legalizimeve, me synimin për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje, sipas afateve ligjore.

Në faqen zyrtare të internetit, Kadastra ka publikuar emrat e 303 përfituesve të Vendimit për Legalizimin e Ndërtimit Informal për aplikuesit pranë pesë Drejtorive Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Të gjitha këto shërbime qytetarët mund t’i kryeni lehtësisht në portalin e-Albania”, bën të ditur Kadastra.

Sipas njoftimit të Kadastrës, qytetarët pas 30 ditësh nga marrja e njoftimi duhet të aplikojnë për: Regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit; Certifikatën e pronësisë; Kartelën e pasurisë dhe Fragmentin e hartës kadastrale.

Kadastra fton qytetarët të kontrollojnë listat, duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

Lushnjë: https://www.ashk.gov.al/…/AFISHIME-DVASHK-LUSHNJE-12.pdf
Berat: https://www.ashk.gov.al/…/01/Vendimet-Dhjetor-2024-1.pdf
Gjirokastër: https://www.ashk.gov.al/…/ilovepdf_merged-2025-01…
Fier: https://www.ashk.gov.al/…/2025/01/AFISHIMET-DHJETOR-1.pdf
Sarandë: https://www.ashk.gov.al/…/01/AFISHIME-DHJETOR-2024.pdf

EMISIONET