Ministria e Kulturës: Nisma e kafeve letrare në kryeqytet

Ministria e Kulturës: Nisma e kafeve letrare në kryeqytet

“Një kafe dhe një libër” është nisma më e re e marrë nga Ministria e Kulturës. Është çelur pasditen e sotme Festivali i Librit dhe i Artit, e cila nis me krijimin e hartës së kafeve letrare në kryeqytet, të cilat duan të nxisin të rinjt drejt librit. Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro ka theksuar se kjo nisëm do të rris edhe rolin e kafeneve, duke i kthyer në streha lexuesish dhe shkrimtarësh të rinj premtues.

“E bukura e këtij festivali është se fjala bashkohet me vështrimin.  Njollat artistike do të gëzojnë gjithë shqisat tona, duke i shërbyer kështu asaj që është prioritet i kësaj qeverie: edukimi përmes kulturës. E gjitha kjo festë zhvillohet në një institucion shumë të rëndësishëm të kulturës sonë. Nuk është një rastësi kjo, por një mesazh për të gjithë publikun që të kthejë vëmendjen drejt një qendre, jo më hapësira pasive, por me skena të gjalla, jo vetëm me dëshmi të së shkuarës, por edhe me jetën e sotme.”

Ministria e Kulturës u ka bërë thirrje  të gjitha atyre subjekteve që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj ideje dhe që janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në zgjerimin e një harte të kafeve letrare. Ky aktivitet, i cili do të zgjasë 4 ditë, deri më 27 prill, përfshin dy fusha të rëndësishme të kulturës: artet pamore dhe botimet shqiptare.

EMISIONET