Ministri turk: Historia e përbashkët na ofron ne çdo ditë e më afër me njëri tjetrin. Do vijojmë të ndërtojmë ura vëllazërie

Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum dhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara mbajtën fjalën në ceremoninë e dorëzimit të 524 banesave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ministri Kurum tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë të krijuara mbi një lidhje të madhe shpirtërore e vëllazëri që vjen nga historia dhe do të vijojnë të përforcohen me horizontin që ka shpalosur presidenti turk Erdogan, raporton Ora News.

Murat Kurum: “Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë të krijuara mbi një lidhje të madhe shpirtërore e vëllazëri që vjen nga historia.  Historia e përbashkët na ofron ne çdo ditë e më shumë e më afër me njëri tjetrin. Autori i fjalorit të parë në kohën Osmane, Sami Frashëri por dhe autori I himnit kombëtar të Turqisë janë arkitektët e gjuhës së përbashkët të zemrës që ne flasim sot. Në ditë të mira kemi ndarë gëzimet, në të vështirat hidhërimet"  

Ministri premtoi se Turqia do vijojë të jetë pranë Shqipërisë.

Murat Kurum:“Ashtu si ujrat që rrjedhin nga Shqipëria derdhen në Danub e mbërrijnë në Detin e Zi edhe ne do të vazhdojmë me të gjithë fuqinë për të ndërtuar ura vëllazërie për të ndërtuar lidhje të reja shpirtërore me horizontin që ka shpalosur zoti Presdent. Ne si Turqi do të vijojmë të jemi pranë Shqipëisë ashtu siç kemi bërë dhe do vijojmë edhe në të ardhmen. Uroj që këto banesa do të ofrojnë një jetë të re”

Nga ana e saj kryetarja e bashkisë falenderoi presidentin Erdogan dhe popullin turk.

Murat Kurum:“Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t'i thënë falënderimet e duhura popullit turk, Presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re ju falënderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke që dua t'i falënderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë i lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë", tha Cara.

 

EMISIONET