Ministri i Jashtëm i Vatikanit viziton Rrëshenin e Mirditën, qindra besimtarë në rrugë për ta pritur
E diela e 19-marsit ishte një ditë e veçante për Rrëshenin dhe gjithë Mirditën.
Ky qytet simbol i katolicizmit u vizituar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtarë dhe Ministri i Jashtëm i Vatikanit.
Pas takimit me ipeshkvin e Rreshenit Dom Gjergj Meta, përfaqsuesi i rëndësishem i Vatikanit u prit nga qindra qytetar, ku në mënyre simbolike ju dhurua dhe stema e qytetit nga Kryebashkiaku Ndrec Dedaj.
Më pas Imzot Paul Richard Gallagher drejtoj meshen e shenjtë në katedralen e qytetit, ku përshendetja e mireseardhjes u mbajt nga Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, i cili për colli mesazhin e tij në këtë ditë historike për Mirditen.
Në fjalen e tij para Mirditoreve Imzot Paul Richard Gallaghe tha se në këtë jetë duhet të na udheheqe miresia dhe dashuria mes njëri tjetrit.
Sekretari i shtetit të Vatikanit Paul Richard Gallagher po zhvillon një vizite tre ditore në shqipëri dhe pjesë e agjentes së tij ishte dhe Mirdita.