Minatori 3 ditë nën tokë, ende nuk dihet fati i 61-vjeçarit të bllokuar në minierën e Bulqizës, Ora News atje

Minatori, Muharrem Plaku, 61-vjeç, vijon të jetë i bllokuar për të tretën ditë, nën tokë në një miniere në Bulqizë prej mesdites së të mërkurës, kohë kur një masiv shkëmbor u shemb në galeri.

Ekipi i kërkim-shpëtimit po punon për të ditën tretë radhazi për gjetjen e 61-vjeçarit.

Gazetarja e Ora News, Sonila Musai raporton nga terreni se operacioni për nxjerrjen e teknikut të bllokuar në tokë është i vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

Efektivët e policisë prej 3 ditësh janë në gatishmëri në zonë për të mos lejuar asnjë njeri tjetër, të hyjë në minierë për të gjetur trupin e minatorit.

Sipas burimeve për Ora News galeritë janë bllokuar nga rreth 80 metër kub gurë, ndaj ndërhyrja po kryhet edhe nga një galeri tjetër të minierës, për të bërë të mundur nxjerrjen e 61-vjeçarit.

Minatori 3 ditë nën tokë, ende nuk dihet fati i

Ky është incidenti i tretë në minierat e Bulqizës në më pak se një javë. Situata e sigurisë në minierat e kromit është prej kohësh me probleme.

2 minatorë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga aksidentet në 7 muaj të këtij viti.

EMISIONET