“Çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në Europë”, eksperti Muço: Qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit

Klodian Muço ekspert ekonomie gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se përsa i përket çmimit të naftës qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Sipas tij çmimi me të cilën shitet nafta në vendin tonë nuk është normal pasi çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në Europë duke marrë në konsideratë pagat e Shqipërisë.

Klodian Muço: Sigurisht që çmimi me të cilën shitet nafta në vendin tonë nuk është normale. Nuk duhet parë çmimi vetëm si vlerë por duhet marrë në konsideratë dhe fuqia blerëse. Sa kohë duhet të punojë një shqiptar për një litër naftë. Çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në Europë duke marrë në konsideratë pagat e Shqipërisë. Arsyet janë disa: Sipas llogjikës së bursës ne duhet ta paguanoim më pak çmimin e naftës por lind pyetja nëse nuk është vetëm bursa që e përcakton çmimin e naftës. Të gjitha vendet kanë marrë masa që çmimet të jenë të përballueshme. Vendet e tjera kanë bërë reduktim të taksës, të aksizës, ndërsa në Shqipëri ka krijuar një bord i cili nuk reagon. Qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirën e fatit sa i përket çmimit të naftës.  

Ditën e sotme Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

EMISIONET