Çmimet vijojnë të rriten, qumështi dhe qepa kapin shifrat rekord, qytetarët: Nuk i përballojmë dot

Ushqimet bazë sa vijnë dhe po rriten ne treg. Qytetarët thonë se të gjitha ushqimet po pësojnë rritje, ndërsa për to është bërë e papërballueshme. Sakaq rritja e çmimeve është ndjerë dhe në blerje, pasi tregtarët thonë se nuk ka me shitje si me parë.

Qytetarët i kanë blerë më shtrenjtë ushqimet këto dy muaj.

“Janë shumë shtrenjtë. Janë dyfishuar.”

Rritje më të madhe të çmimeve, këtë muaj ka pësuar qumështi nga 120 në 140 leke dhe sot në market mund ta blesh 170 leke. Rritje gjithashtu ka pësuar gjalpi dhe djathi.

“Këtu është katastrofike. Çmimet janë rritur, por puna dhe pensionet nuk janë rritur.”

Vaji ka shkuar në 390 lekë nga 260 lekë që ishte.

Po ashtu dhe makaronat sot ne treg i gjen me 139 leke nga 110 lekë që ishin 1 muaj me parë.

Fruta perimet po ashtu janë rritur ku rekord kap qepa nga 30 leke shkoi ne 50 ndërsa sot në treg e blen me 80 leke për litër.

“Qepa ishte 30 sot ka shkuar 80 lekë.”

Qytetaret thonë se kjo rritje është e papërballueshme.

“Të ulen çmimet se nuk përballohen me këto pensione.”

“Nuk i përballojmë dot, janë rritur shumë.”

“Njehet kurba e blerjeve. Ndihet në shitje më të ulët.”

Tregtarët po ashtu thonë se rritja e çmimeve ka ndikuar edhe shitje.

Ndërkohë sipas INSTAT në qershor familjet shqiptare shpenzuan 30 milionë euro më shumë vetëm për ushqimet, sipas të dhënave zyrtare inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vjet.

EMISIONET