Çmimet në "qiell", Marka: Vazhdojnë të na vjedhin, pasuria e oligarkëve del për 7 breza që të jetojnë 500 vjet

Pedagogu Jani Marka gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar sot te kryeministria për  uljen  e çmimeve tha se pasuria e një grushti oligarkësh del për 7 breza që të jetojnë për 500 vjet.

Sipas tij askush nga ata që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë nuk është burgosur por vazhdojnë të vjedhin.

Jani Marka: Jemi në një krizë të thellë ekonomike, sociale e vlerash. Në dhjetor të këtij viti kur të bëhet bilanci një grusht politikanësh, një grusht oligarkësh do të rezultojnë shumë më të pasur. Dërsa ne të tjerët do të jemi më të varfër.  Pauria e tyre del për 7 breza që të jetojnë për 500 vjet, ndërsa prindërit pensionistët të papunët, ata që marrin pagë minimale nuk ja dalin dot as për 15 ditë. Na kanë vjedhur këto 30 vjet. Askush nga ato që na kanë vjedhur nuk ka hyrë në burg, vazhdojnë të na vjedhin.

EMISIONET