Milo: Shkarkimi i Metës do ta kalohet nga Kuvendi, por jo nga Gjykata Kushtetuese

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, historiani dhe politikani Paskal Milo u shpreh se nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës do ta kalohet nga Kuvendi, por nuk do të kalohet nga Gjykata Kushtetuese.

Milo: Po të mbështetesh në retorikën e ditëve të fundit, duket se po shkojmë drejt një procesi të vjetër. Duke parë mekanizmat e politikës në vend, po bëhet zhurmë që do të vazhdojë deri në fund të korrikut. Edhe në parlamenti ekzistues do ta shkarkojë Metën, unë besoj se nuk do ta kalojë në Gjykatë Kushtetuese.

Kjo gjykata do ta shohë imtësisht nëse ka argumente kushtetues apo moralë. Jam i bindur që mazhoranca do t'i shkojë deri në fund procedurave parlamentare. Për mua kjo është një përplasje e vjetër me ulje-ngritje, por që nuk do të dalë të prishë ekuilibrat e institucioneve kushtetuese.

EMISIONET