Milo: Opozita një pjesë të humbjes e pati nga 5 qershori, LSI gaboi që u fut veçmas

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, historiani dhe politikani Paskal Milo u shpreh se Opozita një pjesë të humbjes e garantoi me marrëveshjen  e 5 qershorit me Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, Opozita bëri një gabim strategjik pasi pavarësisht se nuk lejoheshin koalicionet, ajo u deklarua se mund të maksimalizohej vota nëse PD dhe LSI futeshin veçmas në zgjedhje.

Milo: Opozita një pjesë të humbjes e garantoi me marrëveshjen e 5 qershorit me Kodin Zgjedhor. Opozita e pranoi këtë marrëveshje dhe ankimim që u bë në Komisionin e Venecias dhe opinioni që u dha ishte se ndryshimet do të favorizonin partinë që del e para në një rezultat të ngushtë. Kjo u vërtetua.

Opozita bëri një gabim strategjik. Pavarësisht se nuk lejoheshin koalicionet, ajo u deklarua se mund të maksimalizohej vota nëse PD dhe LSI futeshin veçmas në zgjedhje. Janë humbur mandate deputetësh për shumë pak vota. LSI gaboi se shkoi vetëm dhe ka humbur mandate për një grusht votash.

EMISIONET