Milo: Humbja e opozitës nuk erdhi nga PD, por nga LSI nuk mori atë që donte të merrte

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, historiani Paskal Milo u shpreh se mund të gjenden disa fakte komprometuese, por jo aq sa mund të vënë në dyshim integritetin e rezultatit të reflektuar në kuti.

Milo: Njerëzit kanë parë çfarë është bërë, sidomos në Tiranë, nga ndonjë partie caktuar që kishte nxjerrë njerëz për vota. Unë mendoj se mund të gjenden disa fakte komprometuese, por jo aq sa mund të vënë në dyshim integritetin e rezultatit të reflektuar në kuti.

Unë me partinë time nuk morën pjesë në zgjedhje, sepse ishim të vetëdijshëm për faktin që partitë e vogla nuk mund të mbijeton me këtë Kod Zgjedhor. Por për mua PD në fushatë ka pasur progres se u rrit me 15 mandate. Po ashtu, mendoj se humbja e opozitës nuk ka ardhur si rrjedhojë e shifrave që mori PD, por se LSI nuk mori atë që shpresonte të merrte.

EMISIONET