Mike Pence: Amerika nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore

Mike Pence, zëvendësi i Trumpit, ishte në Tiranë të enjten. Nga kampi “Ashraf 3” në Manzë, ai dha mesazhin se amerikanët nuk do të lejojnë ndërtimin e një bombe bërthamore për Iranin. Ndërkohë, ai foli edhe për luftën në Ukrainë, ku tha se Putini do të mbajë përgjegjësi për atë.

Mike Pence, nga kampi “Ashraf 3” në Manzë, percolli mesazhin amerikan se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë ndërtimin e një bombe bërthamore nga Irani.

Pence: Nën administratën tonë i thamë Kombeve të Bashkuara që JCPOA-së ishte një gabim shumë i rrezikshëm dhe i shkaktonte botës trazira. I bëmë shumë të qartë se Amerika nuk do të lejonte kurrë Iranin të merrte armë bërthamore. Konfrontuam regjimin e Mullahëve në rajon, e izoluam Iranin si kurrë më parë për të fuqizuar rezistencën e Iranit që të ngrihej dhe kërkonin lirinë edhe më shumë.

Edhe nga Tirana, ai adresoi kritika për administratën Biden dhe marrëveshjen bërthamore me Teheranin.

Pence: Presidenti dhe administrata Biden janë duke kërcënuar progresin dhe ecurinë që kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran. Për të gjithë botën administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që ne kemi bërë duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e  programit bërthamor. Në fakt administrata Biden pranoi se nën një marrëveshje të rregulluar nukleare brenda një viti. Kanë hequr sanksionet që ne kishim vendosur ne si administratë lidhur me aktivitetet nukleare të regjimit, për më tepër administrata Biden ka punuar ngushtësisht me Rusinë për marrëveshjen dhe programin nuklear të Iranit. Këto masa dhe veprime janë shumë të rrezikshme. Programi nuklear do të shkaktojë shkatërrim. Marrëveshja  e re do ti hapë rrugën bombave nukleare.

Ish-numri dy i administratës së Trump, ishte në të njëjtën valë me administratën e sotme Biden për luftën në Ukrainë. Putin do të mbajë përgjegjësi, tha ish-zv presidenti amerikan. 

Pence: Është një person i vetëm përgjegjës, për luftën e pamëshirshme në Ukrainë dhe Putin duhet të jetë përgjegjës, duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë dyshim se duke shkuar krah për krah me regjimin tiranik, duke rihapur gazsjellësin në Rusi, do të ndodhin fatkeqësi të tjera në Afganistan, ne kemi një mision atje. Kjo është e jashtëzakonshme për tu menduar, e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikanë po punon m e shkaktarët e luftës për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike.

Zyrtari i lartë amerikan qëndroi vetëm një ditë në Tiranë. Pjesëmarrës në sallën e konferencave të kampit “Ashraf 3” ishin edhe politikanë shqiptarë, si Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj nga PD-ja dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Mike Pence: Amerika nuk do të lejojë që Irani të ketëMike Pence: Amerika nuk do të lejojë që Irani të ketëMike Pence: Amerika nuk do të lejojë që Irani të ketë

EMISIONET