Michel: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur, e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në

Në konferencë me kryeministri Edi Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se ai personalisht është mbështetës i Ballkanit të Hapur.

Ai tha se një nismë e tillë jep më shumë mundësi për bashkëpunim dhe për të forcuar strukturat ekonomike, si dhe e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në.

Micheal: Unë personalisht, e mbështes Ballkanin e Hapur dhe mendoj që të gjithë duhet të bashkohen në këtë nisëm, sepse do të kenë më shumë mundësi për bashkëpunim dhe për të forcuar strukturat ekonomike. Kjo e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në. Kështu favorizohen shkëmbimet ekonomike në rajon.

Duhet krijuar kjo platformë politike dhe duhet bërë ky hap integrimi duke u mbledhur të gjithë në të njëjtën tryezë. Kjo do ta lehtësojë procesin nëse do të kemi aftësi për t’i mobiluar inteligjencat e përbashkëta.

EMISIONET