Metaj: Kryetarët e bashkisë të kahut tjetër dhe qeveria kanë pasur gjithmonë probleme

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti Ilir Metaj u shpreh se qeveria dhe bashkia Vlorë kanë pasur një koordinim të mirë.

Ai tha se dihet ngërçi politik që kanë palët politike edhe si ballkanas dhe se nuk është rasti i vetëm që një kryetar bashkie si ai i Shkodrës që krijon probleme me investimet.

Metaj: Qeveria dhe bashkia Vlorë kanë pasur një koordinim të mirë për të hapur kantiere të mira ndërtimi. Sapo një kantier mbyllet hapet një tjetër. Pastaj sa kanë qenë mbarimet në afat dhe pengesat për mos angazhimin e dikujt.

Dihet ngërçi politik që kanë palët politike edhe si ballkanas. Nuk është rasti i vetëm që një kryetar bashkie si ai i Shkodrës që krijon probleme me investimet. Kujtoj edhe në kohën kur Edi Rama ishte kreu i bashkisë së Tiranës dhe Berisha ishte kryeministër për Zogun e Zi.

EMISIONET