Meta uron në mënyrë të veçantë, ulet në bankën e parë: Vit të mbarë dhe plot arritje në rrugën e dijes

Meta uron në mënyrë të veçantë, ulet në

Presidenti Meta ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar nxënësit në ditën e parë të shkollës.

Ai është ulur krah mësuese në bankën e parë nga ku uron vit të mbarë dhe sukses për të gjithë.

"Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik," shkruan Presidenti

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha përcolli mesazhin e urimit.

"Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve./OraNews/

EMISIONET