Meta: U rrethova nga pjellat më të pabesa, qeveri gangstere. Media raporton negociata false

As në ditët e fundit të detyrës së tij si President i Republikës, Ilir Meta nuk e ka përmbajtur vetën ndaj qeverisë së Edi Ramës. Kreu i Shtetit nuk e fsheh vështirësinë me të cilën është përballur në këto 5 vite me partinë në pushtet, që nga aleatë politikë u kthyen në kundërshtarë institucionalë.

"Kështjella e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi, të një qeverie gangstere. Prandaj jemi këtu që listohen gjithë këto probleme," tha presidenti.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në vitin e 5 të mandatit në Krye të Shtetit, Ilir Meta u  zhgënjye edhe nga Partia Demokratike, që sipas tij bënë gabime që me djegien e mandateve dhe duke e mbyllur me negociatat për Presidentin e ri.

"Opozita ka bërë gabime fatale sic ishte djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve vendore dhe bojkoti i reformës në drejtësi. Këto janë jo gabime, unë do ti quaja krime, të cilat nuk bëhen një herë në katër vjet," tha ai.

Meta nuk duket i shqetësuar se kush do ta zëvendësojë në Presidencë, pasi energjitë e tij janë fokusuar tek përfshirja në politikën aktive pas 24 korrikut.

"Një ushtar i paparë i paparë i mbrojtjes së vlerave," deklaroi Meta.

Sipas Presidentit rezoluta e Parlamentit Europian evidenton probleme serioze për Shqipërinë, çështje që sipas tij e kanë penguar vendin tonë të bëjë hapa para drejt familjes europiane.

"Të problemeve themelore të pluralizmit politik, të lirisë së medjas, të problemeve që kanë të bëjnë me korrupsionin e jashtëzakonshëm," tha ai.

Për të më e rëndësishme është integrimi në Bashkimin Europian se çdo ide tjetër alternative, siç ishte ajo e anëtarit të asociuar që presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian e parashtroi edhe në Tiranë.

"Mbështes fuqimisht celjen e negociatave të vendit tonë, pavarësisht nga kjo prapambetje skandaloze në të gjitha drejtimet që ne kemi."

Me 24 korrik Ilir Metës i përfundon mandati 5 vjeçar si president, ndërsa parlamenti ka nisur me procedurat për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, pavarësisht se marrëveshja politike nuk zgjati më shumë se 48 orë mes PS dhe PD së Enkelejd Alibeaj.

EMISIONET