Meta: Të evitojmë retorikat me Serbinë, fajin e ka ogiçi i Vuçiç, bashkëpunon me grupet kriminale për të tërhequr vëmendjen

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat është shprehur se një nga qëllimet e Edi Ramës është që të nxit konflikte, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen nga problemet aktuale.

Meta tha se duhen evituar retorikat me Serbinë pasi sipas tij nuk i ka fajet kjo e fundit por Edi Rama, të cilin e ka konsideruar si ogiç të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ilir Meta:  Një nga qëllimet e Edi Ramës në të gjithë këto lojëra është për postuar vëmendjen nga korrupsioni nga vjedhjet galoponte që bën, duke shpikur njëherë konflikt me Greqinë e kështu me radhë. Jam për të evituar retorikat kundër Serbisë, nuk na e ka fajin Vuçiç që ky bëhet ogiç i Vuçiç për interesat e atij. Vuçiç i ikën një banorë për 1 mijë banorë, këtij i ikën vjedh. Ne nuk duhet të biem në lojërat e tij.

Meta ka lëshuar akuza të forta ndaj Ramës duke thënë se ky i fundit bashkëpunon me grupet kriminale për të bërë akte në mënyrë që vëmendjen ta marrë kronika e zezë, dhe jo problematikat e vendit.

Ilir Meta: Qëllimi i tij është të shpik rrëmujë madje në bashkëpunim me grupet kriminale bëjnë akte që të dalë në plan të parë kronika e zezë për të shmangur vëmendjen

EMISIONET