Meta rikthehet në politikë? Maliqi: Opozita rilind nesër e forcohet me 25 korrik. Në vjeshtë luftë frontale ndaj Ramës

Lefter Maliqi, është shprehur se operacioni “Plumb I Artë” është show, ndërsa shton se që nga viti 2016 krimi bën ligjin në Shqipëri.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Maliqi tha se më pas 25 korrikut do të fillojë lufta frontale ndaj Edi Ramës, ndërsa shtoi se opozita që nga nesër që janë edhe zgjedhjet për kreun e PD-së fillon e rilind.

Lefter Maliqi: Që nga viti 2016 sundon krimi, krimi bën ligjin në Shqipëri. Operacioni “Plumb I Artë është show. Unë them që në Shqipëri, politika e krimi janë  një. Sundojnë të dyja, udhëheqin të dyja së bashku. Kjo ka ndodhur për shkak se ka munguar opozita. Nga 2017 opozita ka qenë e kapur peng. Opozita nesër fillon të rilind  e forcohet me 25 korrik dhe në vjeshtë fillon lufta frontale, ndaj ndjesë pastë Ramës. Meta e Berisha janë makthi I tij dhe fundi I tij politik. Janë ustallarë të politikës, nuk shiten as nuk blihen.

EMISIONET