Meta pas Presidencës: Mos kini merak, edhe për 50 vitet e ardhshme këtu do më keni

Presidenti Ilir Meta do të presë mbarimin e mandatit si President për të përcaktuar fatin e tij në politikën shqiptare.

Por ai siguroi medien dhe publikun se do jetë në këtë mjedis edhe për 50 vitet e ardhshme.

Meta: Mos kini merak se 30, 40, 50 vitet ardhshme këtu më keni. Pa merak fare, mos u shqetësoni për atë punë.

Do jeni në krye të partisë që krijuat?

Meta: Do të jem në krye të gjitha përpjekjeve për rivendosjen e sovranitetit dhe dinjitetit të qytetarit shqiptar përtej dallimeve ideologjike.Do kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër,  sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur. Por njeriu duhet të tregojë respekt për shtetin dhe institucionet. Bëra çdo gjë që reforma në drejtësi të mos kapej siç është kapur.

Historitë e incineratorëve i kemi nxjerrë që në shkurt të vitit të kaluar,  nuk janë pak por 430 mln euro. E dini sa analistë paguhen nga ato para për të shkatërruar demokracinë dhe institucionet. Bëra gjithçka që të mos kapej shteti. Do vazhdoj të bëj gjithçka në detyrën si president deri në 24 korrik dhe pas 24 korrikut në çdo detyrë tjetër që do ta gjykoj unë të arsyeshme pas konsultimit me popullin e  2 marsit të paktën.

 

EMISIONET