Meta: Pacin faqen e zezë ata që me ndërgjegje bënë këtë kuvend turpi, nxorrën Presidentin në pritë

Presidenti Ilir Meta e quan nul vendmin e kuvendit për shkarkimin e tij. Në konferencën e sotme me median Meta tha se shkarkimi i tij është bërë për të tërhequr vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij Meta la të kuptojë se nuk e njeh vendimin pasi ai kuvend është i shkarkuar më 25 prill.

“Nuk mund të marr seriozisht një akt të tillë dëshpërues të një kuvendi të shkarkuar prej kohësh. Ka zero opozitë, dhe përfaqëson zero opozitë.  Këtë ua kam thënë dhe ndërkombëtarëve."

Meta kujtoi se ishte shprehur i gatshëm të takonte anëtarët e komisonit hetimor por "e refuzuan. Ata e kishin me diktat që presidenti duhet të linte takimin e planifikuar me ministren e jashtme të Austrisë për tiu nënshtruar tekave të parlamentit të120-teshes.”

E quan kuvend turpi dhe faqe e errët për Shqipërinë. 

"Ai kuvend është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë dhe përjashtoj veten time në mënyrë kategorike nga ajo që ka ndodhur atë ditë që unë kam qenë në Gjermani dhe që ka ndodhur në vazhdimësi. Ai kuvend është një nga faqet më të errëta të Shqipërisë. Faqen e zezë të gjithë ata që mund ta kenë bërë me ndërgjegje dhe Ia dhanë Shqipërisë këtë gjë, dhe e nxorrën presidentin e Republikës në pritë. Sepse lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën.Dhe të mos harrojmë. Ka shumë arsye që ky kuvendi vendosi të votojë në atë mënyrë." 

Meta: Pacin faqen e zezë ata që me ndërgjegje bënë
Presidenti Ilir Meta ndodhet në konference per median

EMISIONET