Meta në Kosovë takon Konjufcën e Haradinaj: Ballkanit të Hapur"projekt përçarës e përjashtues

Meta në Kosovë takon Konjufcën e Haradinaj: Ballkanit të

Presidenti Ilir Meta vijon vizitën e tij në Kosovë ku është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në këtë takim Meta u ndal dhe tek vijimsia e procesit të Berlinit duke e quajtur nismën "Ballkani i Hapur", një projekt përçarës.

"I shpreha vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, në veçanti për proceset e fundit zgjedhore, si një shembull i shkëlqyer i konsolidimit të institucioneve, shtetit ligjor, nivelit të demokratizimit dhe vetëdijesimit të mbarë shoqërisë.
Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare.
Ndamë të njëjtin vlerësim për vijimin e Procesit të Berlinit, si nismë gjithëpërfshirëse, efikase dhe që ka dhënë rezultate konkrete, përkundrejt "Ballkanit të Hapur", që rezulton një projekt përçarës dhe përjashtues.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë"

Gjatë ditës është takuar edhe me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

"Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin" shkruan Meta në një postim në facebook duke shtuar se ka vënë theksin tek Procesi i Berlinit.

"Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane."

Meta në Kosovë takon Konjufcën e Haradinaj: Ballkanit të

Meta në Kosovë takon Konjufcën e Haradinaj: Ballkanit të

 

Meta në Kosovë takon Konjufcën e Haradinaj: Ballkanit të

 

EMISIONET