"Rama kryeoligark" Meta: Mblidhen 200 mln euro nga taksat e karburanteve, kthehen vetëm 20 mln. Populli të ngrihet

Edhe pse në bursat ndërkombëtare çmimi i karburanteve ka rënë, kjo lëvizje nuk po reflektohet në tregun shqiptar. Mosveprimi i bordit të ngritur nga qeveria u kritikua nga drejtuesi i Partisë së Lirisë. Ilir meta tha se Kryeministri Rama nuk ka ndërmarrë asnjë politike lehtësuese për shqiptarët në mesin e krizës së çmimeve. Ai foli edhe për çështjen e detit me Greqinë, si edhe nismën për Ballkanin e Hapur.

Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi mungesën e reagimit të Bordit të Transparencës për uljen e çmimit të karburanteve në byrsat ndërkombëtare që nuk po pasqyrohet në tregun vendas. Duke e konsideruar Edi Ramën si kryeoligarkun e vendit, Meta ftoi popullin të ngrihet në protestë, si të vetmin mekanizëm për uljen e çmimit të karburantit.

“Në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivelet më të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi vetëm në vendin tonë kjo nuk reflektohet. Vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama. Është e qartë që çmimet do bien kur populli të ngrihet”

Një prej përplasjeve më të forta të Ilir Metës me mazhorancën, kur ishte President, ishte çështja e detit me Greqinë. Sot, gati 1 muaj pas lënies së karriges së kreut të shtetit, Meta thotë se ka fakte të rënda kundër Ramës, por që për momentin çështjet e tjera janë më të rëndësishme.

             

“Për këtë çështje kam kaq shumë fakte, prova për dëmet që i ka shkaktuar Edo Rama,  i ka shkaktuar interesave të Shqipërisë.” Kjo çështje e detit është një krye-aferë shumë e rëndë. Kjo aferë do ta marrë në fund të detit, pa diskutim.”

Lidhur me iniciativën për Ballkanit e Hapur, Meta e quajti Kryeministrin Rama ogiç të Presidentit serb, që sipas tij punon kundër interesave të shqiptarëve.

“Kjo është një iniciativë që synon të minojë perspektivën e qartë evropiane të rajonit tonë. Procesi i Berlinit është një proces tepër serioz që garanton të gjitha ato synime që ka i ashtuquajtur ‘Ballkan i Hapur”. Nuk na e ka fajin Vuçiç që ky bëhet ogiç i Vuçiç për interesat e atij."

Opozita, sipas drejtuesit të Partisë së Lirisë, do përshkallëzojë aksionin me protesta në javët e ardhshme.

EMISIONET