Meta: Deklarata e Dendias të pavërteta, nuk e di në janë ndërprerë apo jo negociata për detin

Përmes një daljeje për mediet, presidenti i vendit, Ilir Meta u shpreh se ai nuk është në dijeni nëse mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke është miratuar apo rënë dakord për të ndërprerë, pezulluar apo për të dalë nga negociatat.

Ai tha se Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar në negociata dhe se deklaratat e Dendias janë totalisht të pavërteta.

Meta: Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është miratuar apo rënë dakord për të ndërprerë, pezulluar apo për të dalë nga negociatat. Presidenti nuk është informuar se me çfarë akti qeveria ka kaluar në negociata, kryeministri nuk është konsultuar apo nuk është pajisur me autorizim nga Presidenti i Republikës.

Deklaratat e Dendias janë totalisht të pavërteta. Presidenti rithekson se jo vetëm deri në 24 korrik por edhe pas, do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente në mbështetje të kushtetutës me kuvendin e Shqipërisë.

EMISIONET