Merxhani: Në Gjirokastër vazhdojnë punimet pavarësisht vendimit të UNESCO-s, rrezikojmë statusin

I ftuar në RTV Ora, arkitekti Kreshnik Merxhani u shpreh se punimet në Gjirokastër vazhdojnë me makineri sikur nuk ka ndodhur asgjë, pavarësisht reagimit të UNESCO-s.

Ai tha se duhet mirëpritur një mision aktiv, që duhet ftuar nga qeveria shqiptare, e në rast të kundërt theksoi ai merret një vendim që mund të humbasë statusin mbrojtur nga UNESCO.

Merxhani: Punimet në Gjirokastër vazhdojnë me makineri sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe pse ka një vendim të trashëgimisë botërore, vendim i cili duhet respektuar. Kjo është marrëdhënia jonë në raport me trashëgiminë botërore. Duhet mirëpritur një mision aktiv, që duhet ftuar nga qeveria shqiptare. Në rast të kundërt merr një vendim që mund të humbasim statusin e mbrojtur nga UNESCO duke prishur edhe reputacionin e vendit tonë.

Unë nuk besoj se do të shkojmë deri këtu, pasi kam parë në fjalimet publike një farë tërheqjeje. Janë mundur që ta minimizojnë rëndësinë e një misioni monitorimi. Një mision i tillë kur vjen i vë në pikëpyetje vlerat e një pasurie të tillë. Kemi të bëjmë me dy projekte në këtë rast, ku projekti i parë kishte pasoja të frikshme mbi trashëgiminë.

Merxhani shtoi se për punimet është njoftuar UNESCO-n në janar kur punimet kishin filluar, por për fat të mirë tha ai UNESCO u njoftua nga palë të treta.

Merxhani: Për punimet këta e kanë njoftuar UNESCO-n në janar, por për fat të mirë UNESCO u njoftua nga palë të treta, duke bërë me dije se nuk bëhet fjalë për një projekt, por për një implementim e tij. Në mars të këtij viti u fol me terma që puna do të vazhdonte, edhe pse UNESCO kërkon që punimet nisin pasi të bëhet plani për lëvizshmërinë objekteve. Këtu po veprohet me kokëforci dhe pa transparencë, ku po ndërhyhet në një zonë kulturore dhe historike.

EMISIONET