Mërtiri: 8 janari ishte turp. PD s’është në kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje

Analisti Ergys Mërtiri, 8 janarin, dita ku u zhvillua protesta para selisë së PD ë ka konsideruar një turp. Ai tha se ajo që ndodhi para selisë blu nuk duhet të ndodhte.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Mërtiri u shpreh se është jashtë logjike që zerohen me zero, strukturat, ligjet dhe komisionet brenda një partie.

Ergys Mërtiri: Për mua 8 janari ishte një turp. Është një ngjarje që nuk duhet të ndodhte. Tregon se situate politike ka shkuar në një pikë që nuk mund të ketë më gjuhë dialogu dhe zgjidhje. Kemi të bëjmë me një palë që është agresive që nuk njeh institucione. Demokracia në thelb është një  fushë që është zhvilluar për shkak se njerëzit kanë menduar se duhet të gjejnë disa mekanizma për të shmangur konfrontimin fizik. Për të shmangur një situatë ku njerëzit vrasin njëri-tjetrin. Partitë politike kanë struktura, kanë hierarki, kanë ligje, gjykata, statut, komisione. Të mendosh se të gjitha këto zerohen, nuk duket logjike.

Kemi dy palë, një palë që sulmon një institucion dhe kërkon të marrë kryetarin me dhunë për ta nxjerr jashtë dhe kemi një kryetra që pretendon se është legjitim dhe kërkon të mbrohet që këta që po hyjnë dhe po e sulmojnë me dhunë t’I pengojë me dhunë.

Mërtiri tha se PD nuk është në kushtet për të marrë  pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se nëse kjo forcë politike futet në zgjedhje do të marrë vetëm Shkodrën.

Ergys Mërtiri: Në gjykimin tim PD nuk është në kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje. Në momentin kur ti nuk di ku ke vetveten dhe je në luftë, është një situatë e papërshtatshme që t’I të futesh në garë me kundërshtarin tënd që ka të gjithë pushtetet në dorë. Në një Bashki si Shkodra, PD mund të ketë shansin të fitojë por dyshoj se në bashkitë tjera të ketë këto lloj mundësie.

Për situatën që është krijuar në PD, Mërtiri bën fajtor Sali Berishën së bashku me Lulzim Bashën.

Ergys Mërtiri: Sali Berisha është fajtor për gjendjen e PD. Është bashkëfajtor me Bashën për humbjet elektorale. Basha ka jetuar në hijen e Berishës. Janë të dy fajtor. Basha është munduar të çlirohet nga impakti i Berishës por nuk ia ka dalë dot.

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET