Merr fund arratia, arrestohet në Tiranë 30 vjeçari që qëlloi vëllezërit në Shkodër

Merr fund arratia e një 30 vjeçari të shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy vëllezërve, në mars 2021 në qytetin e Shkodrës.

Policia informon se 30 vjeçari Besim Perkola u ndalua teksa po lëvizte me makinë në rrugën "Frang Bardhi" në Tiranë.

"Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në mars 2021, në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të vëllezërve Hot dhe Marjan Doçi" informoi sot policia e Tiranes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Gjithashtu në çantë ishte dhe një shumë parash.

Operacioni i Forcave të Posaçme "Shqiponja" dhe Komisariati i Policisë Nr. 2 u kodua "Arratia".

Përplasja në Bardhaj

Në mars të 2021 vëllezërit Doçi 26 dhe 31 vjeç  dhe Perkola patën një debat në lokal. Perkola u largua, por palët janë përballur sërish në rrugën e fshatit Bardhaj.

Merr fund arratia, arrestohet në Tiranë 30 vjeçari që

Atëherë policia deklaroi se kanë qenë dy vëllezërit që kishin qëlluar të parët me armë, ndërsa Perkola 29 vjeçar i ishte kundërpërgjigjur me automatik duke i plagosur në krah dhe në këmbë.

Vëllezërit u arrestuan dhe ndaj tyre u ngrit akuza e vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa ndaj Perkolës u ngrit akuza e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentative.

Mësohet se vëllezërit Doçi ishin të afërm me Gentian Doçin i cili është i shpallur në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës në kamës në 17 janar 2020.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET