Merr flakë një stallë në Korçë

Merr flakë një stallë në Korçë

Një stallë është përfshirë mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:50, në fshatin Ravonik të Korçës.

Stalla është në pronësi të shtetasit V. F., teksa shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Policia raporton se si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 25 derra dhe një sasi bazë ushqimore për ta.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

EMISIONET