Merr flakë linja e tensionit, evakuohet shkolla 9-vjeçare në Laprakë. Nxënësit për Ora News: U tmerruam!

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare, Ahmet Gashi, janë evakuuar në mes të procesit mësimor si pasojë e një shkëndije elektrike në shtyllën që furnizon institucionin me energji elektrike. Policia ka ndërhyrje në vendngjarje duke kufizuar lëvizjen, ndërsa nxënësit shprehen të shqetësuar pasi thonë se incidente të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë në të njëjtin institucion arsimor.

Rreth orës 11:00, në Laprakë, në rrethimin e jashtëm të shkollës  "Ahmet Gashi", një shtyllë tensioni ka pësuar një shkëndije elektrike duke bërë që të gjithë nxënësit të evakuohen.

Incidenti i ndodhur gjarë orarit të mësimit është shoqëruar me ndërhyrjen e policisë, e cila ka vendosur një shirit “ndalim-kalimi”, për të mos lejuar nxënësit pranë shtyllës së tensionit, e cila kishte pësuar shkëndijë elektrike rreth orës 11:00.

Nxënësit të frikësuar u shprehën se janë shoqëruar nga mësuesit për të dalë në ambjentet e jashtme të shkollës.

"U trembëm shumë sepse ishte një shkëndijë e madhe, e gjithë klasa u tmerrua. Donim të iknim në shtëpi të gjithë".

"E përjetova keq."

"Kishim shumë frikë."

Ata thanë se nuk ndihen të sigurt në ambjentet e shkollës, pasi kjo situatë është përsëritur edhe një vit më parë.

"Nuk ndihemi të sigurt sepse është hera e dytë që ndoh dhe mund të ndodhë dhe herë të tjera."

"Ka ndodhur dhe vitin e kaluar."

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka inauguruar hapjen e dyerve të shkollës “Ahmet Gashi” në kryeqytet në vitin 2018.

Merr flakë linja e tensionit, evakuohet shkolla 9-vjeçare në

EMISIONET