Merr detyrën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji
Gjeneral Brigade Arben Kingji ka marrë të premten zyrtarisht detyrën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai u prezantua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një ceremoni zyrtare.
Ministri i Mbrojtjes tha se Gjeneral Kingji e merr detyrën në një kohe kur siguria dhe paqja janë realisht të rrezikuara dhe kërcënuara, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Sa i përket sfidave të brendshme fokusi do të përqendrohet në konsolidimin e kapaciteteve në përgjigje të emergjencave civile, si edhe kapaciteteve të veçanta.
Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji u zotua se “Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të zhvillohen e integrohen.
Gjeneral Kingji u dekretua nga Presidenti i Republikës, pas propozimit të Ministrit të Mbrojtjes dhe Kryeministrit.