"Vepër antikombëtare", studiuesi i revoltuar me shndërrimin e Vlorës: Të duket sikur je në Egjipt

Betonizimin që po njeh Vlora publicisti dhe studiuesi Gëzim Zilja e konsideron një vepër të mirëfillitë antikombëtare.

Zilja: Të shkosh te sheshi Pavarësia, nëse hyn në Skelë dhe kalon rrethrrotullin atje duhet të kesh ose një udhërrëfyes ose një busull që ta gjesh. Është një piramidë, një grup njerëzish kanë bërë një kërkesë pranë kryeministrisë. Bashkia nuk ka asnjë dorë në projekt dhe as para, gjithçka varet nga kryeministri dhe enturazhi i tij. Ajo me të vërtetë ka qenë një ndërtesë e vjetër e Doganës, aty punoi Ismail Qemali, nuk është ngritur flamuri. Gjithçka që duhej ndërtuar në atë shesh duhej të bëhej në funksion të kësaj shtëpi muze. Nuk ka çfarë kërkon një piramidë atje, thonë do sjellin 4 deve të bëjnë xhiro rreth piramidës.

Në Rtv Ora ai thotë se ky qytet po zhvishet nga historia.

Zilja: Meqenëse është godinë e vetme dy katëshe, nuk është e bukur por ka histori brenda. Shikojmë tavolinën e  Ismail Qemalit, penën e tij, shikojmë ku ka ngjitur dhe zbritur shkallët, ku ka punuar, me kë është takuar. Të emocionon kur hyn brenda por kur del jashtë sheh një piramidë. Thua mos jam në Egjipt? Nuk je, je 20 metra larg detit.

Meqenëse u bënë 110 vjet pavarësi, historia fillon me Lidhjen e Prizrenit. Vlonjatët mendojnë se aty duhej të bëheshin disa pavionë të tjerë, si Shtëpia e Prizrenit që ka disa pavione. Qoftë ajo kafeneja e vogël. Të kishte 5-6 pavione që të zgjateshin deri te rrethrrotullimi ku të pasqyrohej lufta e popullit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit te shpallja e pavarësisë në 1912. Aty është bërë një gropë, futesh brenda dhe nuk kupton çfarë ka. Është bërë një piramidë, hipën sipër dhe çfarë do shikosh, detin e ke te këmbët. Mua më duket një mendje e sëmurë.Shikoj një vepër të mirëfilltë antikombëtare.

Ndaj dhe mungesën e vlonjatëve në festimet për Pavarësinë e sheh si një bojkot të heshtur të tyre.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET