Memaliaj pa treg, prodhimet shiten në rrugë, tregtarët ankohen edhe për mungesën e blerësve

Kjo rrugë prej vitesh shërben si pikë takimi mes tregtarëve e blerësve në Memaliaj.

Në mungesë të tregut prodhimet shiten në anë të rrugës.

Asnjë kusht si për shitësit ashtu edhe konsumatorët.

“Më keq se kaq s’ka ku vete. Kushtet janë si në vitet ’90.”

Shqetësim nuk përbën vetëm mungesa e tregut por edhe e fuqisë blerëse.

“Kam vetë i katërt të gjithë pa bukë. Presin qindarkat tona.”

Nga Bashkia u është premtuar investim.

“Kanë bërë një investim të vogël atje, por nuk duket asgjë. Tregu nuk bëhet pas ferrës, do reklamë.”

Përfaqësues të Bashkisë së Memaliajt thonë se e kanë nisur tregun e ri por mungesa e financimeve i ka detyruar të ndërpresin punimet.

“Krijuam ambientin e parë fillimisht dhe pastruam hapësirën. Kemi bërë projektin dhe po gjejmë një financim.”

Deri në gjetjen e financuesve tregtarë e blerës do vijojnë të qëndrojnë anës rrugës.

EMISIONET