Meksikë, 11 të vrarë në sulmet me armë zjarri në 2 bare, dyshohet rivalitet mes bandash

Meksikë, 11 të vrarë në sulmet me armë zjarri në 2

Njëmbëdhjetë persona, tetë prej tyre gra, u vranë në sulme të njëkohshme me të shtëna në dy bare në veri-qendror të Meksikës, thanë autoritetet të martën.

Shenjat e shkruara me dorë të mbetura në skenat e vrasjeve sugjeronin se sulmet ishin pjesë e një rivaliteti midis dy karteleve të drogës që kanë luftuar për kontrollin e shtetit Guanajuato për disa vite.

Policia në qytetin Celaya tha se sulmet ndodhën të hënën vonë në dy bare në të njëjtën rrugë.

Ata thanë se 10 nga viktimat vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër u deklarua i vdekur në spital më vonë.

Policia konfirmoi se mesazhe ishin lënë në vendngjarje. Fotot e postuara në rrjetet sociale sugjeruan se vrasësit ishin nga banda Santa Rosa de Lima.

Mesazhet dukej se akuzonin pronarët e lokaleve për mbështetjen e kartelit rival Jalisco.

Fotot treguan gra, nuk ishte e qartë nëse ishin punonjëse apo kliente të barit, të grumbulluara në pellgje gjaku midis tavolinave.

Një pjesë e një lokali gjithashtu dukej se ishte djegur pjesërisht.

EMISIONET