Mehmetaj: LSI në shok pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit

Nënkryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj ka rënditur disa arsye pse LSI pësoi një shok gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë një interviste për Ora news me gazetarin Everest Dedaj, Mehmetaj tha  se rezultati që morën në zgjedhje nuk ishte ai që kishin parashikuar. Sipas saj shok ishte sepse ishim një parti që morëm  115000 vota të vlefshmë ndërkohë që këto vota u përkthyen në vetëm 4 mandate dhe ishte një parti tjetër jo ekzistente në të gjithë Shqipërinë dhe që me 30 mijë vota e pak mori  3 mandate në parlament

Kejdi Mehmetaj: "Rezultati i 25 prillit ishte një shok në disa drejtime. Shoku i parë ishte pritshmëria që ne kishim në rezultatin përfundimtar. Në asnjë rast dhe në asnjë analizë nuk ishte ai rezultati, ai numër votash që ne prisnim të merrnim. Por më pas kur ne bëmë një analizë kuptuam që një numër i madh votash kishte dalë të pavlefshmë si rrjedhojë e mënyrës së ndryshimit të fletës së votimit në momentet e fundit dhe qytetarët ishin të painformuar. Shok ishte sepse ishim një parti që morëm  115000 vota të vlefshmë ndërkohë që këto vota u përkthyen në vetëm 4 mandate dhe ishte një parti tjetër jo ekzistente në të gjithë Shqipërinë dhe që me 30 mijë vota e pak mori  3 mandate në parlament."

Gjithashtu Mehmetaj tha se dhe shqiptarët mesa duket nuk ishte gati për të mirëpritur figura të reja në politikë.

Kejdi Mehmetaj: "Ishte dhe shok i mënyrës si ne kishim besuar deri në ato momente mendonim se Shqipëria do të ishte gati për të mirëpritur figura të reja në politikë për të votuar vajza e djem të rinj të shkolluar mirë. Të cilët kanë qenë të pastër në kuptimin e vendimmarrjes. Vajza dhe gra me integritet të lartë.  Por Shqipëria mesa duket ende nuk ishte gati, gjendja e rënduar ekonomike, gjendja e skajshme dhe rrëmuaja e madhe politike e viteve të fundit nuk e la qytetarin të votonte sipas një analize. Ka ndikuar masivisht presioni i administratës publike dhe shitblerja e votës."

EMISIONET