Megaoperacion i policisë dhe SPAK, kapet grupi i kultivimit të drogës, arrestohen 8 persona, 5 të tjerë në kërkim
Një hetim 3 vjeçar i SPAK është finalizuar më arrestimin e 8 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve të dyshuar si një grup i strukturuar kriminal në kultivimin e lëndëve narkotike.
Hetimi ka provuar se personat nën hetim, pjesë e dy grupeve kriminale janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim.
Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.
Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje, më pas lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj.
Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë.
Gjatë hetimit janë identifikuar dhe më pas kontrolluar zonat e kultivuara me bimë narkotike, ku dhe janë gjetur dhe asgjësuar mijëra bimë narkotike të mbjella në parcela të ndryshme dhe sasi të ndryshme.
Në lidhje me këtë janë sekuestruar mostra të këtyre bimëve dhe ekspertuar ato.
Nga ky ekspertim ka rezultuar se bimët e sekuestruara janë të llojit canabis sattiva.Po kështu, gjatë kontrollit të ushtruar vetëm në njërin në vendet e grumbullimit të lëndës narkotike, është sekuestruar ndër të tjera dhe sasia prej 145.5 kg canabis sattiva, e paketuar në mënyrë të posaçme dhe e gatshme për tregtim.
Të arrestuar
Lavdërim (alias Lulzim) Alimani
Skënder Velja
Saba Shehi
Vait Taka
Asim Pulaci
Xhemal Zogu
Shkëlqim Ismaili
Ahmet Pulaci
NW KWRKIM
Bujar Sefa (alias Xaka)
Haxhi Murati
Armand Dërvishi
Edison Xaka
Agron Asllanaj