Media malazeze: Kokaina në Portin e Tivarit u zbulua në korrik, vëzhgohej derisa erdhi porositësi

Media malazeze: Kokaina në Portin e Tivarit u zbulua në korrik,

Media malazeze shkruan se kokaina e fshehur në thasë me pleh artificial u zbulua nga policët malazezë që në muajin korrik. 

Ngarkesa kishte ardhur me anije në Portin e Tivarit dhe për zbulimin e saj ndihmoi Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Më pas Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan të mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të. Kjo gjë që ndodhi më 24 nentor.

Vijesti shkruan gjithashtu se në afërsi të Tiranës po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

Me ndërhyrjen e DEA-s amerikane në Frakull të Madhe të Fierit u zbulua një laborator i përpunimit të kokainës.

Droga që vinte porti i Tivarit, dhe ishte ngarkuar për të mbërritur te laboratori i cili u zbulua në oborrin e shtëpisë së ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervenaku.

Rreth 15 persona përfunduan në pranga. Për të zbuluar porositësit, hetuesit vëzhguan të gjithë protagonistët e rrjetit të transportit të drogës me origjinë nga Amerika Latine.

EMISIONET