Më pak turistë në Vlorë, pushuesit ankohen për çmimet e larta, turoperatorët: Probleme dhe me shërbimin

Në Radhimë e Orikum të Vlorës këtë vit ka më pak turistë.

Rritja e çmimeve duket të jetë një ndër arsyet që bregdetit të jugut këtë verë i mungojnë pushuesit.

Turistët thonë se çdo gjë është shtrenjtuar nga hotelet, ushqimet e deri te shezlongët.

Për turoperatorët ky sezon është i varfër. Ata thonë se këtë verë ka rreth 30% turistë më pak.

Elidon Nika: Sezoni turistik në krahasim me dy vite më parë nuk është ai që ne prisnim, ka më pak njerëz.

Përveç çmimeve të larta Elidon Nika thotë se problem mbetet edhe shërbimi i dobët.

Elidon Nika: Nuk ka problem çmimi, më shumë problem është shërbimi. Vjet në një periudhë kohe të gushtit edhe i ka shqetësuar njerëzit edhe I ka larguar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nika thotë se shqiptarët përveçse po shpenzojnë më pak kanë ulur edhe kohën e qëndrimit në hotele.

Elidon Nika: Nuk është si dikur që rrinin dhe një javë apo 10 ditë. Kanë filluar të reduktohen njerzit që rrinë një javë, 10 vitë apo 15 ditë.

Gushti mbetet muaji i shpresës për turoperatorët pasi qershori dhe korriku nuk përmbushën pritshmëritë që kishin për këtë sezon veror.

EMISIONET