Me dy urdhër-arreste për pastrim parash, Elvis Vladi u pajis me pasaportë maqedonase pa asnjë problem

Me dy urdhër-arreste për pastrim parash, Elvis Vladi u pajis me

Më 16 tetor 2018, Elvis Vladi, një shtetas i Shqipërisë, hyn në dhomën e shërbimeve administrative të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, bën një foto, lë një gjurmë gishti dhe të nesërmen merr një pasaportë maqedonase me emrin Selami Hoxha. Më 19 tetor të të njëjtit vit dhe më 4 korrik të vitit të ardhshëm, ai largohet nga Maqedonia me pasaportën e tij maqedonase. Në atë kohë, kishte tashmë dy urdhër arreste ndërkombëtare për të. Pavarësisht urdhrave të arrestit, zyrtarët e MPB-së të dënuar për lëshimin e pasaportave në çështjen "Mafia", e ndihmuan atë.

Mediat maqedonase kanë rikthyer në vëmendje aferën e dhënies së 214 pasaportave të falsifikuara për kriminelë rajonal të nivelit të lartë, ku përfitues rezulton edhe Elvis Vladi. Ai  kërkohet për pastrim parash dhe trafik kokaine me dy urdhra të Interpolit, një nga Brukseli dhe një nga Budapesti. 

Më 25 qershor 2018, policia shqiptare njoftoi sekuestrimin e 3.4 milion eurove para të gatshme të fshehura në dy automjete Toyota Yaris.

Autoritetet belge dhe gjermane paraqitën një numër dokumentesh në Shqipëri , pas së cilës Elvis Vladi, 39 vjeç, u akuzua në Shqipëri për mosdeklarim parash nga pastrim parash që ishte akuza fillestare.

Me dy urdhër-arreste për pastrim parash, Elvis Vladi u pajis me

Kushëriri i tij 33-vjeçar Alfred Vladi u akuzua gjithashtu. 

Në Mars 2019, rreth nëntë muaj pas zhdukjes së Elvis Vladi, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë mori një kopje të një marrëveshjeje (3 Prill 2018) midis Elvis Vladi dhe Bledar Feizo , një përfaqësues i firmës gjermane BHF Consulting për prokurim të një toke në plazhin Seman në bashkinë e Fierit. 

Semani është një zonë bregdetare e pazhvilluar, e ndotur nga industria lokale e naftës. Pas dëshmisë së shtetasit gjerman Carlo Rizato se ai i dha paratë Vladit, prokuroria riklasifikoi krimin dhe akuzoi Vladin për "mos raportimin e parave në kufi kur hynte në Shqipëri".

Sipas dokumenteve të gjykatës, Elvis Vladi shpesh udhëtonte midis Shqipërisë dhe Belgjikës. Në vitin 2015, një grup më i madh kriminal shqiptarësh, u arrestua në Londër . 16 kilogramë kokainë u sekuestruan pas një operacioni të madh nga policia e Londrës. 

Me dy urdhër-arreste për pastrim parash, Elvis Vladi u pajis me

Elvis Vladi, i cili u shpall i pafajshëm pas gjyqit të vitit 2016, ishte gjithashtu në ndjekje penale në këtë çështje. Prokuroria nuk mund të provonte se si Elvis Vladi pastroi paratë e kokainës dhe si i transferoi ato në Shqipëri.

Më 16 gusht 2017, vëllai dhe kushëriri i Elvis Vladit regjistruan kompaninë "Tirana Rent a Car" e cila shërben si mbulesë për transferimin e parave të marra nga tregtia e kokainës në Londër përmes Belgjikës në Shqipëri, ku investojnë në pasuri të paluajtshme. Kjo kompani përdor vetëm automjete Toyota. Në këtë rast, dy automjete të tilla transferuan para të përfituara nga kokaina nga Londra në Shqipëri.

Për Elvis Vladin, gjatë lëshimit të pasaportës maqedonase, u lëshuan dy urdhër arreste nga Interpol, nga Brukseli dhe nga Budapesti për pastrim parash.

Me dy urdhër-arreste për pastrim parash, Elvis Vladi u pajis me

Prokuroria e Maqedonisë nuk ka informacion se është hapur një çështje kundër shtetasit shqiptar Elvis Vladi për përdorimin e një dokumenti me përmbajtje të falsifikuar gjatë kalimit të kufirit shtetëror të Maqedonisë. 

Nuk ka asnjë informacion që prokuroria maqedonase ka kërkuar një shkëmbim informacioni me prokurorët shqiptarë, britanikë, belgë dhe hungarezë për çështjet kundër grupit shqiptar të drogës, anëtar i të cilit është Elvis Vladi.

EMISIONET