Me diabet edhe fëmijët nën 5-vjeç, Mjekët: Shkak trashëgimia, kequshqyerja e mungesa e aktivitetit fizik

Diabeti nuk është më problem vetëm i moshave të mëdha. Mjekët ngrenë shqetësimin se vitet e fundit është ulur mosha e pacientëve të prekur.

Krahas të rriturve diabeti nuk po kursen as fëmijët.

Mjekët konstatojnë se vitet e fundit është ulur mosha e pacientëve të prekur. Nga sëmundja e diabetit po vuajnë tanimë edhe fëmijët nën 5-vjeç.

“Ajo që vëmë re është ulja e fashës së diabetit. Tani shohim edhe në moshë më të vogël me këtë sëmundje.”

Mjekja Xhentiljana Nazaj thotë se te të vegjlit ndeshet më tepër diabeti i tipit 1.

Shkaqet janë të shumta, lidhen me trashëgiminë, kequshqyerjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.

“Gjatë të kësaj sëmundje kemi shkatërrimin e qelizave të tipit B që nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinë.”

Mjekët thonë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në identifikimin e shenjave të diabetit. Fëmijët me këtë sëmundje pinë shumë ujë gjithashtu kanë edhe shtim të oreksit.

“mund të vënë re prindërit që fëmija urinon në mënyrë të pavullnetshme natën, kur konsumon shumë lëngje ose ndihet i pangopur.”

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore 78 mijë persona rezultojnë me diabet në Shqipëri ndërsa çdo vit diagnostikohen me këtë sëmundje afro 4 mijë raste të reja.

EMISIONET