“Mbi 50 telefonata e qindra regjistrime” Berisha: Gentian Sharra bleu vota për PS-në dhe Taulant Begon. Publikoni regjistrimet

Deklaratën e bërë në forumin e shoqërisë civile për nisjen e protestave, Sali Berisha e ripërsëriti edhe para gazetarëve në hyrje të Kuvendit.

Sali Berisha: Të marrin në dorë fatin e tyre, të fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre. Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është me datë 7 korrik në orën 19:00.

Në sallën e parlamentit risolli në vëmendje rezolutën për dënimin e masakrës serbe në Kosovë, por për Kryetaren e Kuvendit kërkesa nuk qëndron pasi do të realizohet një draft i përbashkët.

Sali Berisha: Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç moslojalitetit të plotë të këtij parlamenti.

Ndalimin e fjalës në parlament, berisha zgjodhi ta vazhdojë jashtë salle.

Para mediave akuzoi edhe një herë Taulant Ballën për bashkëpunim me gentian Sharrën i cili u arrestua pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Sali Berisha: Midis taulant Begos dhe Gentjan Sharrës ekzistojnë mbi 50 telefonata dhe me dhjetra mos qindra kilometra zbardhje të gjata në këto biseda. Biseda që faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.

Në fakt Dumani para prokurorëve të SPAK ka përmendur rreth 200 emra, ku nuk janë përjashtuar as politikanët.

EMISIONET