Mcallister: BE s’ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë, s’ka ecuri pa opozitën

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister ka dhënë një konferencë për shtyp ditën e sotme në Tiranë

Mcallister tha se Shqipëria është një anëtare e vlerësuar e BE-së duke e falënderuarpër rolin e saj në solidaritetin sa i takon sanksioneve ndaj Rusisë.

Ai theksoi se BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë pasi të dyja vendet kanë plotësuar kushtet.

Mcallister: Shqipëria është një anëtare e vlerësuar e BE, aleate e fortë që ka luajtur rol kyç në çështjet e sigurisë së Evropës për politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë. Falënderoj Shqipërinë për integrimin e BE duke përfshirë solidaritetin e saj sa i takon sanksioneve ndaj Rusisë. Gjatë takimeve tone ne kemi dhënë këto mesazhe: Së pari, BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë pasi të dyja vendet kanë plotësuar kushtet. Ne përqendrohemi tek plani A dhe përpjekjet diplomatike po bëhen për të zhbllokuar procesin. 

Së dyti Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat. Edhe këtu plani A është bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë sipas një procesi të duhur parlamentare. I bëjmë thirrje palëve politike për tu angazhuar për zgjidhjen e problemeve. Nuk mund të ketë ecuri pa pasur një opozitë konstruktive. Duke marrë shqetësimet. Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria ka arritur progres të qartë. Po bën reforma të rëndësishme, si ajo e Vettingut. Shqipëria jo vetëm që duhet të trajtojë mungesën e pluralizmit politik por edhe të lejoje lirinë medias. Duhet të heqë ato mangësi zgjedhore që kanë mbetur.

EMISIONET