Mbytja e 13 vjeçarit në Dibër, banorët: Pamë shapkat dhe çorapin, me elektrik u dallua një figurë në ujë
Një fëmijë 13 vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasditen e djeshme në liqenin e fshatit Shumbat në Dibër.
Trupi i pajetë i 13 vjeçarit me inicialet E.S është gjetur rreth mesnatës nga banorë të fshatit të cilët kishin dalë për ta kërkuar pas alarmit të dhënë nga familjarët e 13 vjeçarit që ai nuk ishte kthyer në shtëpi.
Menjëherë është njoftuar edhe policia e Dibrës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet bashkë me banorët.
Banorët tregojnë ngjarjen se si e kanë gjetur, ndërsa dyshojnë se ai mund të jetë mbytur aksidentalisht pasi mund të ketë rrëshkitur në pjesën anësore të liqenit e cila është prej betoni.
"Te shkallët pamë një palë shapka dhe filluam të kërkonim. Këtu është çorapi dhe në cekëti pamë një objekt. U hodh një djalë i ri dhe e nxorri.
U bënë tre veta që humbin jetën këtu. Të atin e ka në emigrim në Greqi. Pamë çorapin dhe me elektrik filluam të kërkonim, ishte ora 00:00," thanë banorët.
Por ky nuk është rasti i vetëm pasi banorët tregojnë se edhe më parë në këtë liqen janë mbytur edhe 2 fëmijë të tjerë të moshave 14 e 15 vjeç.
"Janë mbytur dhe dy të tjerë, herët shumë herët. Po nga kjo lagje ishin. U mbytën të dy bashkë," tha një banore.
Policia e Dibrës ka nisur hetimet për rastin e fundit për të zbuluar nëse 13 vjeçari ka patur arsye të tjera apo është mbytur vërtetë aksidentalisht.Kanë dalë për ta kërkuar. Djali kishte shkuar nga xhamia, dhe tek shkallët aty ka lënë shapkat dhe ka rënë. U mbloidhën njerëzitd he polici dhe e panë si figurë në ujë dhe hyri një djalë i ri e nxorri.