“E dashura” e nxorri në pritë, prokuroria mbyll hetimin për vrasjen e Martin Çeços, 4 në akuzë

Pas 14 muajsh hetime prokuroria është e bindur. Martin Çeçon e mbytën dhe e hodhën në rezervuar për të inskenuar vetë vrasjen. Sipas akuzës i riu u nxor nga banesa nga vajza me të cilën kërkonte të kishte lidhje. Ndërsa i dashuri i saj dhe dy të tjerë e vranë.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e 26 vjeçarit Martin Çeço në 21 qershor të vitit 2022 duke çuar për gjykim tre persona. I riu u mbyt me litarin e barit e më pas u hodh në rezervari.

Ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pasi i riu kërkonte të kishte një lidhje me vajzën 19 vjeçare Martina Pajollari banore e fshatit Marjan.

Por për të interesohej Valter Mollaj, i cili duke deklaruar se e kishte të dashur i kërkonte viktimës ti qëndronte larg. Akuzës së Korçës i janë dashur 14 muaj kohë për të kopsitur dosjen, duke kërkuar dënimin e 4 personave.

19-vjeçarin Pajollari, Valter Mollaj, djalin e xhaxhait të këtij të fundit Edlirin dhe çobanin e lopëve të Valterit, Bleti Angjo, të cilët janë aktualisht në masën e arrestit dhe ndaj tyre rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Autorët ditën e ngjarjes kanë shkuar me makinë fuoristradë në fshatin Kolanec prej ku kanë marrë Martinin.

Nga banesa e ka nxjerrë vetë vajza e konfliktit për tu kapur më pas nga tre burrat.

Sipas dosjes hetimore Litarin ia kanë vënë duke i dalë nga pas e më  e kanë hedhur në ujë për të fshehur gjurmët e për të bërë skenarin më të besueshëm dy shapkat që mbante veshur ja shpërndanë rreth bregut të ujit ku një prej tyre u gjet nga familjarët.

Për këtë shkak ata fillimisht e menduan vetë vrasjes. Shenjat rreth qafës së të riut të konstatuara nga mjekësia ligjore ngritën dyshime për vrasje. 

EMISIONET