“Mbylli njërin sy për 20 vite”, Oketa tregon arsyet se përse dështoi SHBA në Afganistan

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, ish- ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa, ka komentuar largimin e SHBA, nga Afganistani pas 20 vitesh.

Krahas sukseseve për Oketën SHBA ka dhe dështimet  e saj. Ai thotë se SHBA mbylli ‘një sy’ kundrejt  Afganistanit, ndërkohë shpjegon dhe dy arsyet e dështimit në këtë vend, i cili tashmë ndodhet në pshtimin e talibanëve.

“Besoj se SHBA është SHB, sepse kanë ditur gjithmonë të ndërtojnë, diçka, të ndërtojnë një sistem që në mënyrë të vazhdueshme ka përsosur sistemin amerikan. SHBA ka sukseset por kanë edhe dështimet e tyre. 

SHBA për shkak të rolit mbështetës që kishin në misionin në Afganistan, dhe për shkaka të rolit që kanë pasur gjithmonë brenda aleancës Atlantikut të Veriut, natyrisht përballë opinionit publik ndërkombëtar, natyrisht merren kosto më të mëdha, por natyrisht është ai lloj dështimi i gjithë Aleancës dhe nga sa kam ndjekur zhvillimet ka disa faktorë, por në raport me SHBA dhe me misionin ushtarak në Afganistan, dy janë shkaqet kryesore, së pari korrupsioni i politikës afgane, dhe kur ky faktor përmendet lihet të kuptohet që për 20 vjet, SHBA ka mbyllur një sy. 

Talibanëve u ishte lënë mundësia për të administruar territore të kokainës apo drogërave të ndryshme, duke u dhënë atyre dhe fuqinë financiare. Këto janë dy arsyet e dështimit të SHBA në Afganistan,", raporton Ora News.

Përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET