Mbyllet turi çiklistik, sportisti anglez fiton garën, përfaqësuesi i Greqisë finishin e fundit

Dy sportistë të huaj kanë triumfuar në garën e çiklizmit në shqipëri. Përfaqësuesi grek ka mundur të prek finishin e rrethit të pestë, teksa i gjithë turi u fitua nga sportisti anglez.

Turin e pestë të garës së çiklistëve në shqipëri e ka fituar sportisti grek Polihronis Xhorxhaqis. Ai prei shiritin e finishit të intinerarit Permet - Fier, me gjatësi 123 km, një kompeticionin  qe për te pestin vit është pjese e kalendarit ndërkombëtar te çiklizmit.

I emocionuar se është kualifikuar për ne lojërat olimpike “ Paris 2024” ai rrëfen dhe vështirësisë personale.

“Hyra ne ketë gare pas dy muaj përpjekjesh për te sfiduar për dy muaj një sëmundje te vështire dhe kisha nevoje për ketë fitore si vërtetësi qe përpjekjet nuk shkojnë dem. Nuk me lanë te qete ne ketë gare , me sulmuan shume duke e ditur qe mund ta fitoja, ngjiteshin pas meje, por sot udhëtova me zgjuarsi dhe arrita te shkëputem nga dy çiklistë tepër te zote, te Turqisë dhe te Azerbajxhanit” Ne te vërtete nuk e ulen kurrë ritmin dhe qëllimi ishte finishi. Ndihem shume i lumtur qe fitova ketë etape dhe përgëzime Federatës Shqiptare te çiklizmit për organizimin. Shpresoj qe te gjitha vendet e Ballkanit te zhvillojnë ture te tilla qe sjellin njerëzit me afër.”

Po kaq i emocionuar është shprehur dhe fituesi i gjithë Turit, anglezi Max Stedman.

“ Shokët e mi ne Bristol me rekomanduan te bëhesha pjese e kësaj gare ndërkombëtare , dhe sot jam këtu dhe kjo është diçka fantastike”

Ndërkohë Presidenti i Federatës Shqiptare te çiklizmit Skënder Anxhaku u shpreh se ndihet krenar qe fundi i kësaj gare përfundoi pikërisht ne Fier.

Ne ketë edicion gjate 5 etapave u përshkuan plot 754 km nga çiklistet e 15 skuadrave pjesëmarrëse, 12 prej te cilave ndërkombëtare.

EMISIONET