Mbrojtje për familjarët e të “penduarve” Dumani e Hoxhaj, dëshmia e Xhixhës “trazon” ujërat, pritet marrja në pyetje

Familjarët e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit.Vendimi ka ardhur pasi këta dy të fundit rrëfyen para drejtësisë krimet e kryera ndër vite. Po ashtu pritet që sërish këto personazhe por edhe të pandehur të tjerë të merren sërish në pyetje pasi ka dyshime se ky grup ka kryer edhe të tjera vrasje në qytetet si Elbasani, Durrësi apo Tirana.

Pasi rrëfyen para hetuesve disa prej krimeve të ndodhura ku ato vetë ishin autorë apo bashkëpunëtorë, Nuredin Dumani dhe shoku i tij Henrik Hoxhaj kanë përfituar kështu statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe si rrjedhoje familjarët e tyre janë marrë në mbrojtje nga ana e policisë së shtetit.

Kërkesë, kjo e 2 vrasësve me pagesë që prej momentit kur ata pranuan bashkëpunimin me drejtësinë.

Nga ana tjetër janë ngritur dyshime se Nuredin Dumani nuk ka rrëfyer të gjitha krimet që ka kryer.

Indiciet për këtë i dha një ditë më parë i pandehuri tjetër Besjan Xhixha, i cili u shpreh para trupës gjykuese, se Nuredin Dumani është autor i të paktën 12 vrasjeve.

Po në dëshminë e tij, ai u shpreh Dumani ka miqësi të ngushtë me prokurorë, gjykatës, apo edhe politikanë të rangut të lartë.

Për këtë arsye pritet që Xhixha të merret sërish në pyetje më shpresën si ai do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ndërkohë një grup hetimor është ngritur për të zbuluar nëse ka pasur dekonspirim të operacionit të fundit të SPAK.

Dyshimet lidhen edhe me faktin se nga 32 urdhër arreste, për 8 banda të ndryshme kriminale, vetëm 18 u ekzekutuan, ndërsa 14 të tjerë janë në kërkim.

Hetimet i konfirmoi të shtunën edhe kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që theksoi se për përgjegjësit do ketë pasoja.

EMISIONET