MBETURINAT “MBYSIN” VLORËN, Kanali i Naunkës dhe plehrat shqetësim për banorët

Lagjet 1 maj, dhe 24 maj në Vlorë janë duke u përballur me një sërë problematikash sa i përket ujrave të zeza dhe mbeturinave. Një kanal i që kalon në lagje, sipas banorëve nuk pastrohet, çka bën që zona të jetë mes një ndotjeje alarmante.

Kanali i Naunkës kalon mes për mes lagjeve 1 maj dhe 24 maji në Shkodër.

Është një kanal i ujrave të zeza që është kthyer në shqetësim real për banorët, pasi ai sipas tyre nuk pastrohet.

"Kanali ka filluar të bllokohen. Ja, s'është pastruar. Një herë në vit pastrohet ai.

Kanali është problem pasi mban të gjithë pisllëqet," thonë banorët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një tjetër problem për më shumë se 500 familjet e zonës, janë edhe mbeturinat.

"Këto (mbeturinat) kanë një javë këtu," thotë një banor.

Sipas tyre aty mungojnë kontenirerët për të hedhur mbetje.

"Këtu ke vetëm një kazan. Dy të vjetrit i kanë kthyer përmbys. Ku do t'i marrë gjithë këto plehra një kazan," thotë ai.

Shumica e mbetjeve përfundojnë në kanalin pranë, duke bërë që ndotja të rritet dita ditës.

"Mbeturinat përfundojnë në kanalin atje," thonë ata.

Shqetësimin e kanë ngritur disa herë në instiucionet përkatëse por masat nuk janë marrë.

"I kemi lajmëruam, kemi dhe numrin e atij që kemi folur…" thotë ai.

Zona e banimit pranë Kanalit të Naunkës është një zonë tej mase e populluar, ndërsa ai është kanali kryesor i ujrave të zeza të qytetit, i cili transporton këto të fundit në drejtim të hidrovorit të Vlorës.

EMISIONET