Mbetet në qeli ish-kreu i komunës Bërxullë, Ymer Marku dhe dy ish-zyrtarët e arrestuar

Mbetet në qeli ish kreu i komunës Bërxullë Ymer Marku, dhe ish zyrtarët Agim Loci dhe Kujtim Allmeta.

Ndryshon masa vetëm për Kujtim Balliun, për shkaqe familjare. Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest ne burg” ne “arrest në shtëpi”.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila arrestoi 3 ish-zyrtarë dhe shtetasin Kujtim Allmeta, lidhur me një sipërfaqe prej 7500 metra katror tokë në Bërxullë, që dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve.

Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e kësaj sipërfaqeje toke.

Ish-zyrtarët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa shtetasi me inicialet K.A., për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”, dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 të K.Penal.

1-Ymer Gjergjio Marku i datëlindjes 13.04.1968 lindur dhe banues në Tirane, me detyre ish-Kryetar i Komunës Berxullë.

2-Kujtim Sulejman Balliu i datëlindjes 14.06.1958 lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrë ish-përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Komuna Berxullë.

3-Agim Sinan Loci i datëlindjes 13.05.1971 lindur dhe banues ne Tiranë, ish-kryeplak i fshatit Bërxullë.

4- Kujtim Osman Allmeta i datëlindjes 25.05.1964 lindur dhe banues në Tiranë.

Veprat penale për të cilat ata akuzohen janë të parashikuara në nenet 248, 186/2 dhe 287 të Kodit Penal

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sipërfaqe toke prej 7500 metra katrorë në fshatin Berxulle –Tiranë.

Mbetet në qeli ish-kreu i komunës Bërxullë, Ymer Marku dhe

EMISIONET